Serbi/ Si 14 vjeçari ekselent vrau shokët dhe rojen e shkollës, i ati e kishte stërvitur në poligon

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau rojen e shkollës si dhe 8 shokët e tij.

14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K në shkollën fillore “Valdislav Ribnikar” në Beograd, ekzekutoi me armën e zjarrit të së atit 9 persona si dhe plagosi 15 të tjerë.

Siaps mediave vendase Kosta është një student ekselent dhe fitues në disa olimpiada të matematikës. Por, në ajo e historisë ai kishte dalë i treti duke bërë që mllefi i tij ndaj zyshës së historisë të shtohej.Dukej se të gjithë aktin, i mituri e kishte menduar më herët, madje ai kishte bërë edhe një listë të personave të cilët do të vriste.

Pas ngjarjes ishte vetë 14 vjeçari ai i cili mori në telefon Policinë, ku tregoi aktin e rëndë që kishte kryer.

“Hajdeni më merrni se i vrava shokët”, mësohet të ketë thënë ai. Mediat aludojnë se ishte mllefi që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz. Menjëherë ai u vu në prangat e policisë, ndërkohë është arrestuar edhe i ati i 14-vjeçarit.

Më herët drejtori i Policisë së Beogradit bëri me dije se i mituri kishte bërë dhe një listë me emrat e të gjithë bashkëmoshatarëve që do të vriste.

“Siç deklaroi vetë, ai kishte planifikuar ta bënte këtë, kishte edhe një listë e fëmijëve që planifikonte t’i vriste. Ai vetë bëri një plan për të hyrë në shkollë dhe për t’u larguar prej saj. Dhe siç tregoi vetë, ai i përcaktoi objektivat prioritare. Skicat duken si nga ndonjë lojë apo ndonjë film horror, gjë që tregon se ai ka planifikuar në detaje sipas klasës së shkollës se si të hyjë në cilën klasë dhe si të likuidojë cilin fëmijë dhe në çfarë numri”, tha shefi i policisë së Beogradit Miliç, duke treguar listën.

Ndërkohë, një prej të miturve i cili ishte i pranishëm në shkollë në momentin që 14-vjeçari hapi zjarr tregoi për mediat vendase se ju desh të shtirej si i vdekur që të shpëtonte.

Ai tha se u shtri mbi trupat e vdekur të miqve të tij në mënyrë që Kosta.K të mendonte se dhe ai ishte i vdekur.

Serbia ka shpallur tre ditë zie kombëtare, duke filluar nga e premtja deri të dielën. Mësimi sot është ndërprerë gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër do të nisë me një minutë heshtje në të gjitha shkollat, ka thënë ministri.

Policia serbe ka arrestuar babain e djalit që ka vrarë 9 persona në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar.

Babai i 13-vjeçarit me inicialet K.K pretendon se armën pistoletë e kishte mbyllur në një kasafortë me kod, por djali i tij e dinte kodin e kësaj kasaforte dhe sot shkaktoi një tragjedi në shkollë. 13-vjeçari thuhet se ka shkuar në poligonin e qitjes me babain e tij dhe aty ai e ka mësuar se si të përdorë armën.

Autoritetet kanë mundur të zbulojnë se nxënësi 13-vjeçar kishte një muaj që e kishte përgatitur sulmin pasi në shtëpi kishte një listë me emrat e nxënësve që do vriste. Ata thonë se nxënësi i klasës së VII të shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” nuk është penalisht përgjegjës për ngjarjen e rëndë pasi nuk është 14-vjeç.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, babait të këtij djali, 48-vjeçarit me inciale V.K i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën e rëndë kundër Sigurisë së Përgjithshme. Është urdhëruar që nxënësit 13-vjeçar t’i merret gjak për analiza toksikologjike, për të vërtetuar nëse në momentin e kryerjes së krimit ka qenë nën efektin e alkoolit, narkotikëve apo substancave të tjera.

Nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm, mbetën të vrarë nëntë persona, mes tyre tetë nxënës (7 vajza dhe 1 djalë) dhe një roje sigurie. Gjithsej shtatë persona janë lënduar, mes tyre gjashtë nxënës dhe një mësues, të cilët janë transferuar në Qendrën Emergjente dhe në Tiršova.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *