Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec –Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Mësohet se një kamion ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.
Si pasojë shoferi ka marrë lëndime të lehta, ndërsa ka thënë se e humbi kontrollin e mjetit pa e kuptuar.
Ndërkohë dyshohet se ka pasur vaj në rrugë. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve për më shumë se 15 minuta.