Shefqet Kastrati ble hotelin luksoz në Miami, arrin marrëveshjen me familjen mbretërore të Katarit

Ishte folur gjithmonë, por asgjë nuk ishte finalizuar. Shefqet Kastrati, biznesmeni shqiptar sipas mediave ndërkombëtare arriti marrëveshjen me anëtarë të familjes mbretërore të Katarit Al Thanis për të blerë SLS Brickell hotel në Miami me një vlerë prej 55 milionë dollarësh.

Marrëveshja u arrit disa ditë më parë ndërkohë që hoteli është një godinë luksi në qendër të zonës turistike. Me një pamje mahnitëse, 124 dhoma luksoze, me arredim perfekt, hoteli shumë shpesh ka qenë në qendër të klientëve të rëndësishëm.

Investitorë të pasurive të patundshme apo edhe ish-kryebashkiaku i Miamit Philip Levine e Michael Simkins që drejton Lion Development Group kanë qenë mes klientëve të hotelit.

Shefqet Kastrati përmbylli marrëeshjen me Sheikun Tamim bin Hamad Al Thai që është edhe Emir i Katarit. Dy palët zgjodhën njerëzit që negociuan: Kastrati u prezantua me avokatin Charles Ratner ndërkohë që brokeri Jordan Kap përfaqësoi palën e sheikut.

Arkitektura e hotelit mban firmën e francezit Philippe Stark dhe kompanisë Arquitectonika që në vitin 2016. Mes 58 mijë metrave katrorë, me ambiente të jashtme e të brendshme, me dy restorante, tre bare dhe lounges, me një pishinë në tarracë dhe dy salla ballosh, hoteli menaxhohet nga Accor Hotels, një kompani franceze.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *