Shkozë, e reja vritet nga kunati në sy të fëmijës dy vjeç. Nëna e vrasësit: “E pashë djalin me armë në dorë…”

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkozë, ku 43 vjeçari Roland Sinani vrau me armë kunatën e tij dhe më pas qëlloi edhe veten.

Nëna e autorit ka thënë se e ka parë djalin me armë në dorë dhe i ka thënë të shkojë të flejë. Më pas ka dëgjuar krismat dhe kur ka hyrë në dhomën ku flinte nusja e djalit dhe ka gjetur vajzën 2-vjeçare të saj duke qarë.

“Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka thënë ajo në polici.

Sipas burimeve të gazetares Kodiana Lala, nëna e autorit të ngjarjes ka probleme shëndetësore dhe vështirësi në ecje, pasi është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.

Ndërkohë, trupi i 43-vjeçarit është gjetur i pajetë në oborrin e banesës dhe arma e krimit larg trupit.

Policia ka dyshime se babai i Roland Sinanit ka larguar armën nga trupi i të birit, megjithatë blutë e Tiranës po hetojnë të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *