Shoferit i bie të fikët, aksidentohet urbani i linjës së “Unazës”

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, me protagonist një urban të linjës së “Unazës”.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, urbani ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Dyshohet se shoferit i ka rënë të fikët në timon, i cili dyshohet të jetë dhe shkaku i aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferid Xhajko afër “5 Majit”. Urbani ka patur pak pasagjere dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Mësohet se shoferit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk qenë nën efekt, ndërsa policia ka njoftuar se ai është dërguar në spital.

Njoftimi:

Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *