Vritet në Gjermani ish boksieri shqiptar

 Ish-boksieri shqiptar, Besar Nimani u ekzekutua mbrëmjen e të shtunës  në Gjermani.

Siç raportohet nga mediet gjermane të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve, 38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant në qyteti ne Bielefeld Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa janë në ndjekje të autorëve. Nimani në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje. Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019. Kujtojmë se ishin fillimisht familjarët e Nimanit ata që njoftuan vdekjen e boksierit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *