Shqipëria pa viza në SHBA? Yuri Kim: “Jeni në rrugën e duhur”

Ambasadorja Yuri Kim është shprehur sot se Shqipëria është në rrugën e duhur, drejt një rruge kur qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kim nuk dha datë, por ishte shpresëplotë për të ardhmen.

E ftuar në emisionin “Real Story”, diplomatja e lartë amerikane u shpreh se një tregues se vendi është në rrugën e duhur është tregtia me SHBA. Yuri Kim përmendi dhe zgjatjen e afatit të vizave, nga 3 vjet në 10 vjet.

“Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme.

Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, u shpreh ambasadorja e SHBA.

Më poshtë, disa nga statistikat që Yuri Kim tregoi në emision, për forcimin e raporteve Shqipëri-SHBA:

“Deri në shtator 2022, investimet e huaja direkte nga SHBA janë 213 milionë dollarë – thuajse dy herë më shumë se sa ishte në 2019-ën, pikërisht para pandemisë. Investimet e SHBA në shëndetësi, shërbime financiare, energji dhe teknologji të informacionit e turizëm po rriten; kemi kompani si kurrë më parë këtu, sidomos në sektorin TI dhe po marrin gjithnjë e më shumë njerëz në punë e po trajnojnë gjithnjë e më shumë.

Kemi edhe një njëbrirësh këtu – IntelyCare. Tregtia u dyfishua, dyfish midis 2019 nga 139 milionë në 235 milionë dollarë. Eksportet shqiptare për në SHBA thuajse u trefishuan nga viti 2019, nga 53 milionë në 137 milionë. Ka erëza, bimë mjekësore, në fakt mendoj se 70% e sherebelës që importohet në SHBA vjen nga Shqipëria. Por sot importojmë nga Shqipëria edhe produkte alumini, përfshi pjesë makinash. Dhe ky është lajm i madh.

Mendoj se Shqipëria, një nga gjërat që njerëzit e kanë të lehtë t’i besojnë janë lajmet e këqija, por shumë të vështirë të besojnë lajmet e mira. Ndaj, erdha e armatosur me disa fakte, për t’ju treguar që s’po i sajoj. Këto janë faktet. Ekonomia, tregtia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, biznesi me Shtetet e Bashkuara, po arrin më lart se kurrë në majë.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *