Shqiptarja në Greqi lyen burrin me benzinë dhe i vë flakën: “Donte të digjej vetë”

Një skenë e rëndë është raportuar në Agios Panteleimonas, ku një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare leu me benzinë bashkëshortin e saj 57-vjeçar dhe i vuri zjarrin për ta djegur të gjallë.

Policia ka vënë në pranga 50-vjeçaren, e cila ka deklaruar se ishte bashkëshorti ai që tentoi t’i vinte flakën vetes, një arsyetim ky që nuk u besua nga autoritetet.
Djali i çiftit shqiptar duke folur për mediat greke ka treguar një tjetër version. Ai thotë se teksa prindërit po debatonin, mamaja e tij gjeti një shishe me lëndë djegëse(terpentinë) dhe ia hodhi babait duke menduar se ishte ujë. Por pasi ai ndezi një cigare, ai mori flakë dhe filloi të digjej.

Ishte mami. Ata u grindën, ajo gjeti një shishe para saj ia hodhi babit duke menduar se ishte ujë dhe ai ndezi një cigare. Dhe kjo është ajo që ndodh kur pini cigare. Ka qenë një sherr familjar, nuk ka ndodhur më parë, ka qenë diçka e momentit.

Në momentin e sherrit mes prindërve ai ishte larg shtëpisë duke punuar. Ishte motra e tij e vogël që pa gjithë ngjarjen dhe njoftoi fqinjët, që më pas ndihmuan shqiptarin. Sipas tij prindërit nuk debatojnë kaq ashpër, por për sherrin e mbrëmshëm thotë se mamaja do jetë nxehur nga fjalët që mund t’i ketë thënë babai.

Gruaja 52-vjeçare është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa bashkëshorti i saj 57-vjeçar ndodhet i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Gennimata me djegie të rënda.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *