“Shteti iu paguan palestrën, masazhet dhe pushimet”/ “Luksi” i të penduarit të drejtësisë, çfarë u ofrohet familjarëve të Nuredin Dumanit

Sa i kushtojnë shtetit shqiptarë të penduarit të drejtësisë dhe mbrojta e familjarëve të tij?

Nëse nuk e keni pyetur ndonjëherë veten, tashmë është momenti ta mësoni. Në ‘Shqipëria Live’ është bërë me dije se të gjithë familjarëve të të penduarëve të drejtësisë iu ofrohet mbrojtja nga shteti dhe iu ofrohen të gjitha fasilitet siç do të ishin në kushte normale.

Madje familjarët e të penduarëve të drejtësisë, për shkak të jetesës nën stres dhe kushte jo normale, iu mbulohet edhe palestra, masazhet, plazhet apo pushimet e tjera nëpërmjet taksave të shqiptarëve.

“Për gjithçka në jetën e tyre përgjigjet shteti, që nga banesa, kurse për gjuhen e huaj, nëse kanë fëmijë në shkollë iu mbulohet arsmimi. Pra gjithçka që ka të bëjë me jetesën e përditshme.

Familjarët spostohen dhe iu paguhet pagesa që kanë marrë nga profesioni i tyre. Kjo shumë vjen nga taksat tona.

Meqë është një jetë stresuese iu mundësohet të bëjnë dhe palestër, masazhe, plazhe po prapë nga shteti.”- tha Doriana Bezat

Për ta konkretizuar përmendim këtu Nuredin Dumanin, një nga personazhet e botës së krimit më të përfolur momentalisht. Dumani zgjodhi të bëhej i penduari i drejtësisë dhe këto fasilitete i përfitojnë familjarët e tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *