Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Lezhë, ku një i mitur duke drejtuar makinën përplasi për vdekje një 60-vjeçar.
Mësohet se viktima është Frrok Lika, i cili në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar me motoçikletë dhe i ka prerë rrugën automjetit që ishte duke u drejtuar nga një 14-vjeçar.
I mituri drejtonte një mjet tip fouristradë, dhe ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në momentin që ka parë motorin ka tentuar ta shmangë duke përfunduar në një parcelë.
Dyshohet se i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfitua nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që kishte marrë çelësat.