Si ndodhi ngjarja në Laprakë, 40 vjeçari mori thikën të qëllonte ish pronarin italian, gruaja dhe vjehrri ndërhynë për t’i ndarë

Janë publikuar fotot e tre nga katër personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Laprakë këtë mbrëmje. Në të majtë është autori, Elton Mergjyshi, ndërsa në të djathtën e fotos duken dy të plagosurit që janë dhe babë e bijë. Ata janë Viktor dhe Roxhersa Rrapollari.

64-vjeçari Viktor Rrapollari është në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës, ndërsa e bija dhe dhëndri italian, Massimo Sorvillo, janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në një lokal në Laprakë. Mergjyshi ka shkuar në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna.

Përplasja ka qenë verbale fillimisht, por më pas, 40-vjeçari është konfliktuar fizikisht me italianin. Babë e bijë kanë ndërhyrë mes tyre dhe ky ka qenë momenti kur Mergjyshi ka marrë thikën dhe i ka qëlluar të tre. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *