Të rinjtë shqiptarë rrezik për të qenë të varfër, kanë privimin material dhe social më të lartë në Europë

Ikja e të rinjve është kthyer në një problem serioz në Shqipëri e cila nuk po merr zgjidhje. Ndërkohë Eurostat ka bërë me dije disa nga arsyet që kanë bërë që shqiptarët e rinj të lënë vendin dhe të marrin rrugët e emigrimit.

Sipas të dhënave, ikja e rinisë shqiptare lidhet me pamundësinë për të përballuar qiranë, shpenzime të papritura, pagesën për një javë pushim vjetor larg shtëpisë, e faturave të shërbimeve, blerjen e një makine, pushime, etj.

Sipas statistikave të Eurostat, në Bashkimin Europian në vitin 2021, shkalla e privimit të rëndë material dhe social midis të rinjve (mosha 15-29 vjeç) ishte 6,1%, teksa në Shqipëri është më i lartë, në 34%, duke shënuar një rekord negativ në Europë. Krahasuar me rajonin, përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia, me 10.4% në 2020-n dhe 11.6% në 2021-n. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 14.9% (2020) ndërsa rritet në Mal të Zi në 22.3 (2020).

Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e të rinjve që ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht në vitin 2021 u regjistrua në Rumani (23.1%), e ndjekur nga Bullgaria (18.7%) dhe Greqia (14.2%), teksa përqindja ishte më pak se 3% në 11 nga 26 anëtarët e BE-së me të dhëna të disponueshme: Luksemburgu, Polonia, Suedia, Qiproja, Çekia, Holanda, Kroacia, Sllovenia, Finlanda, Austria dhe Estonia.

Ndërkohë në treguesin e privimit material, Shqipëria ka diferencë me vendet e rajonit, në indikatoritn tjetër, që mat rrezikun për të qenë i varfër, vendi ynë së bashku me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, për të cilat raportohen të dhënat janë pothuajse në të njëjtin nivel, me rreth 25% të grupmoshës nga 15-29 vjeç që është në rrezikun për të qenë i varfër.

Sipas Eurostat, shkalla e privimit të rëndë material dhe social, tregon një mungesë të detyruar të mjeteve të nevojshme dhe të dëshirueshme për të bërë një jetë të përshtatshme. Treguesi ndan kufirin midis individëve që nuk mund të përballojnë një të mirë, shërbim ose aktivitet shoqëror të caktuar.

Lista e artikujve në nivel familjar: • Kapaciteti për të përballuar shpenzime të papritura • Kapaciteti për të përballuar pagesën për një javë pushim vjetor larg shtëpisë • Kapaciteti për t’u përballur me pagesat e prapambetura (për pagesat e hipotekës ose qirasë, faturat e shërbimeve, qiratë, ose pagesave të tjera të kredisë) • Kapaciteti për të përballuar një vakt me mish, pulë, peshk ose ekuivalent vegjetarian çdo dy dytë • Aftësia për të mbajtur shtëpinë në mënyrë adekuate • Keni akses në një makinë/fugon për përdorim personal • Zëvendësimi i mobiljeve të vjetruara

Lista e artikujve në nivel individual: •Të ketë lidhje interneti • Zëvendësimi i rrobave të konsumuara me disa të reja • Të kesh dy palë këpucë që përshtaten siç duhet (përfshirë një palë këpucë për çdo mot) • Shpenzimi i një sasie të vogël parash çdo javë për veten e tij/saj • Kryerja e aktiviteteve të rregullta të kohës së lirë • Takimi me miqtë/familjen për një pije/ vakt të paktën një herë në muaj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *