“Të vdesësh për atdhe, sikur të rilindësh përsëri…”/ Pankarta e familjes së policit të vrarë në Kosovë vendoset në hyrje të qytetit

Vrasja e Policit në Kosovë ka ngjallur shumë reagime në shtetin fqinj. 

“Të vdesësh për atdhe, sikur të rilindësh përsëri” ishte reagimi i familjes së Afrim Bunjaku, polici i cili u vra në krye të detyrës nga një sulm në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.

Kjo frazë është vendosur sot në hyrje të qytetit të Prishtinës në Kosovë.

Afrim Bunjaku, 50-vjeç, baba i tre fëmijëve humbi jetën tragjikisht në veri të Mitrovicës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?

Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjetër janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *