“Na vrisni po të doni”, Vuçiç i prerë: KURRË nuk do e njohim pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë ka reaguar lidhur me situatën e ndodhur ditën e sotme në veri të Kosovës. Ai nuk ka “kursyer” as ndërkombëtarët dule i cilësuar si njerëz me dy fytyra pasi gjatë gjithë kësaj kohe kanë dashur të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën.

I prerë presidenti serb ka thënë se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar si krijesë që e krijuan ndërkombëtarët duke bombarduar Serbinë.

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet”, tha Vuçiç.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *