Tentoi t’i vinte tritol djalit të tij, zbulohet arsyeja pse oficeri rrahu të riun në Pogradec

Zbardhet ngjarja në Pogradec pas publikimit të pamjeve ku shihet polici Gjergj Riza duke dhunuar Ervin Norolla.

Ngjarja ka ndodhur më 23 janar dhe personi që është dhunuar është me precendet penal. Aktualisht ai ndodhet në burg pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Oficeri i policisë Gjergji Riza, i është montuar tritol në biznesin e djalit të tij një muaj më parë.

Oficeri i Policisë e kishte identifikuar autorin nga pamjet filmike dhe dyshohet se kjo ka qenë dhe arsyeja e përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur më datë 08.02.2023 në mes të ditës në pallatin në rrugën “Rinia” në lagjen numër 1 të Pogradecit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *