Sekuestrohen 34 pasuri të Ervis Martinajt, gazetari: “Kush guxon t’i gëzojë ato?”

34 pasuri në emër të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij u sekuestruan me vendim të Gjykatës së Posaçme me dyshimet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjykata pranoi kërkesën e SPAK që pasi kreu një hetim pasuror për Martinajn dhe lidhjet e ngushta të tij, në bazë të ligjit anti-mafia, doli në konkluzionin se ato nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Në sekuestro është vendosur një kazino që ishte 100 përqind në pronësi të tij, si dhe disa shoqëri aksionere. Nga lista e sekuestrimeve rezultojnë edhe 9 shoqëri aksionere që Martinaj i ka në emrin e tij dhe të familjarëve.

Gjithashtu sipas vendimit të Gjykatës janë sekuestruar 5 automjete luksoze, toka, troje dhe ullishte si dhe apartamente dhe llogari bankare në Kurbin, Tiranë, Fushë-Kuqe dhe në Dhërmi.

SPAK ka kaluar në sitë llogaritë bankare të Martinajt dhe të afërmve të tij që prej vitit 2000 dhe ajo që bie në sy janë vlerat monetare të larta të transferuara në rrugë bankare dhe cash.

Në sitë gjithashtu kaluan edhe pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të tyre, ku SPAK arriti të identifikojë një banesë në Surrel e blerë në letra nga një person tjetër, por që pas dëshmisë së tij, rezultoi se ishte blerë realisht nga Ervis Martinaj.

Ky i fundit u shpall në kërkim në Maj të 2022 pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili ka deklaruar se Martinaj i kishte paguar 500 mijë Euro për eliminimin e Indrit Dokles. Por në Gusht të 2022, Martinaj u denoncua i zhdukur nga familjarët. Hetimet për zhdukjen ende nuk kanë dhënë përgjigje nëse është i gjallë apo ka humbur jetën.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, ditën e sotme ishte gazetari Elkier Bushkolaj, i cili dha më shumë detaje në lidhje me operacionin e ndërmarrë ditën e sotme nga SPAK, për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt, i cili prej 6 muajsh rezulton i zhdukur.

Sipas Bushkolajt, Martinaj nuk është vrarë ndërsa shtoi se hapi i radhë së familjes do të jetë apelimi i vendimit të sekuestrimit të pasurisë.

“Duhet theksuar se ky aksion i SPAK erdhi pas arrestimit të Leonard Dukës, dikur ishte bashkëpunëtor i të në biznes, dhe sot janë rivalë që u përfshinë në shumë vrasje.

Por pyetja është çfarë ndodh me këto prona? Kush ka guximin t’i marrë dhe ti gëzojë këto prona? Nuk mendoj se ai është vrarë edhe pse familja është në gjakmarrje. Kundërshtarët e tij janë të fortë.

Familja do apelojë vendimin ose do kërkoj specifikimin cilat janë të ligjshme dhe cilat të paligjshme.”- tha gazetari.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *