Tërmeti preku të gjitha gjallesat. Ekspertët deklaruan se tërmeti që ndodhi në Turqi dhe Siri mund të ketë shkaktuar vdekjen e balenave në Qipro. Mediat e huaja raportojnë se, 12 balena janë gjetur të ngordhura njëra pas tjetrës ditët e fundit në bregun veriperëndimor të Qipros. Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh si për shkakun e ngjarjes ashtu edhe për shkatërrimin e popullatës së specieve në zonë. Disa ekspertë ngrejnë dyshime se lëkundjet sizmike kanë sjellë vdekjen e tyre.
Përveç 12 balenave të gjetura të ngordhura, vlerësohet se më shumë individë të së njëjtës popullatë ka të ngjarë të kenë vdekur për të njëjtat shkaqe, megjithatë, nuk janë parë për shkak të hapësirës së madhe detare dhe zonave të brigjeve të paarritshme në Qipro.
Sipas literaturës ndërkombëtare, vlerësohet se tërmetet mund të shkaktojnë çorientim të përkohshëm te cetacet, por nuk ka asnjë provë nga ndonjë rajon detar i botës që lidh tërmetet me zhdukjen dhe vdekjen e cetaceve.