Një tenxhere me 150 mijë dollarë nën rrënoja, askush s’i ka dalë për zot

E teksa kërkimet vijojnë për gjetjen e të mijetuarëve në rronojat e ndërtesave të shkatërruara në Turqi dhe Siri, ekipet e shpëtimit po gjejnë edhe sende me vlerë.

Sipas mediave të huaja mësohet se ekipet e shpëtimit ruse kanë gjetur një tenxhere me 150,000 dollarë ndërsa po pastronin rrënojat në një ndërtesë apartamentesh në Turqi.

Lajmi është shoqëruar edhe me foto dhe bëhet me dije se tenxherja ishte e mbushur me kartmonedha 100 dollarëshe.

Ndonëse tenxherja është nxjerrë prej disa orësh, deri më tani askush nuk i ka dalë pronar parave.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *