Skandali në Itali/ “A është akoma këtu shqiptarja?”, Gafa e kreut të Senatit për Jorida Tabakun

Një fjali e kreut të Senatit italian, Ignazio La Russa është bërë virale në rrjet teksa ka pasuar me një lum kritikash.

Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se La Russa bëri gafë duke e akuzuar edhe për racizëm.

Ashtu siç raportohet nga mediat e huaja pasi në senat mbaroi fjalën e saj kryeministrja Giorgia Meloni, kreu i senatit pyeti vartësit e tij: A është akoma këtu shqiptarja?

Sipas asaj që shkruajnë mediat, të cilat e konsiderojnë këtë një gafë të La Russa-s gjithçka ka ndodhur pasi kreu i Senatit nuk e ka kuptuar që mikrofoni ishte i ndezur.

E pasi ka marrë konfirmimin se Tabaku gjendej në sallë ai është shprehur: Përfitoj të përshëndes të nderuarën Tabaku, kryetaren e Komisionit për Integrimin Europian në parlamentin shqiptar që e shoqëruar nga një delegacion po zhvillon një vizitë.

“Me gjasë kreu i senatit nuk e përdori fjalinë “është akoma shqiptarja” për arsye raciste. Megjithatë është e vërtetë sidoqoftë që kur pyet nëse një parlamentar nga një vend i huaj është i pranishëm në sallë, duke përdorur kombësinë për ta identifikuar dhe jo forma të tjera të respektueshme, ngre pikëpyetjen për gjuhën institucionale. Sidomos nëse këtë e bën kreu i senatit dhe kur në fokus është një vizitë për integrimin europian”, shkruan një tjetër media online.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *