Tragjedia e trenave, thellohet skandali: Shefi i stacionit dëgjonte muzikë, harronte mikrofonin dhe ishte i pakujdesshëm

Denoncime të reja janë bërë kundër shefit të stacionit të trenave në Larisa, aksidenti i cili la 57 persona të vdekur mes të cilëve 6 shqiptarë. Në dëshminë e publikuar nga mediat greke, raportohet se stacionistinuk dinte të përdorte sistemin lokal të komandave. Qytetarët kanë treguar një rast kur shefi i stacionit kishte lënë hapur mikrofonin nga ku bëheshin njoftimet për trenat dhe nga aty dëgjohej muzikë dhe biseda.

“Ai që bëri njoftimet ishte shumë i gëzuar. Dy herë harroi mikrofonin, herën e dytë e harroi për një kohë më të gjatë”, theksoi një tjetër banor i Larisës, duke lënë të kuptohet se përgjegjësi i stacionit nuk ishte i kujdesshëm.

Kur qytetari u pyet se çfarë po thoshte drejtori i stacionit, i pari u përgjigj: “Po bënte një bisedë me personin pranë tij. Roja e sigurisë vrapoi për t’u thënë të fiknin mikrofonat.”

Sipas mediave greke, kjo ngjarje ka ndodhur një ditë para aksidentit të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *