Tre të miturit duke drejtuar “Benz-in” aksidentohen rëndë, transportohen me helikopter në Tiranë

Pas gjendjes së rënduar shëndetësore, janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj.

Sipas burimeve për mediat Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfunduan në përrua.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *