“Turqia u zhvendos 5-6 metra”, profesori italian: Pllakat ende të pastabilizuara!

Tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë të hënën mund t`i kenë lëvizur maksimumi deri me 10 metra pllakat tektonike në të cilat mbështetet ky vend. Sizmologu italian, Profesor Carlo Doglioni, thotë se për rrjedhojë, Turqia me gjasë ka rrëshqitur drejt perëndimit “nga pesë deri në gjashtë metra në krahasim me Sirinë”.
Paslëkundjet ndërkohë vazhdojnë, si dëshmi e qartë e faktit se situata ende nuk është stabilizuar, duke vazhduar të mbjellin panic mes njerëzve.

Duke folur për Italy24, Doglioni u shpreh se tërmeti gjeneroi një lloj lëvizjeje që zhvendos terrenin. “Me pak fjalë, duket sikur Turqia ka lëvizur në raport me pllakën arabe drejt jugperëndimit. Të mos harrojmë se po flasim për një zonë tejet sizmike, njërën prej zonave më të rrezikshme në Mesdhe ku edhe shekujt e kaluar ka pasur tërmete jashtëzakonisht të dhunshme”, tha sizmologu.
Presidenti i Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë shtoi se e gjithë kjo bazohej në të dhënat fillestare dhe se informacione më të sakta do të jenë të disponueshme nga satelitët në ditët në vijim.

Duke folur në tërësi për ndryshimet në rajonin e prekur nga tërmeti, Doglioni u shpreh se goditja përfshiu një zonë 190 kilometra të gjatë dhe 25 të gjerë, duke e shkundur egërsisht tokën për një kohë të gjatë, me dy kulmet më intensive të lëkundjeve të regjistruara në një distancë kohore prej 9 orësh nga njëra-tjetra.

Në realitet megjithatë, shton ai, toka vazhdoi të dridhej me një intensitetet të konsiderueshëm, të magnitudës 6 apo edhe më shumë të shkallës Rihter, ndërkohë që atyre u shtohet edhe një numër i pafund lëkundjesh më të vogla.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *