U filmua duke i “hequr magjinë” me kaçavidë në kokë gruas në Burrel, kosovari: Po e ndihmoja të gjente paqen

Një ngjarje e rëndë u zbulua në Mat, ku një burrë Dario Bruçi dhunonte bashkëshorten e tij.

E jo vetëm kaq për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, Kujtim Popajn, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

Kosovari Popaj shihej në video teksa godiste me kaçavidë 33-vjeçarin, ritual ky për t’i hequr magjinë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur vetë 37-vjeçari, Kujtim Popaj, i cili është shprehu se nuk e njihte Bruçin dhe se kishte qenë vetëm një herë në banesën e tij, pas insistimit nga burri për t’i hequr magjinë gruas.

Ai madje ka shpjeguar edhe videon ku shihej duke goditur gruan me kaçavidë duke thënë se nuk synonte ta lëndonte, por t’i jepte qetësinë shpirtërore.

“Misioni i jetës sime përcillet rreth përdorimit të emrit hyjnor të Allahut për të nxitur shërimin dhe mirëqenien mes atyre në nevojë. Ky person më ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook në datën 3 qershor 2022 me kërkesën për të biseduar me mua përmes thirrjes. Gjatë bisedës ai më ka njoftuar se gruaja e tij nuk ndihet mirë dhe se ka probleme ku edhe më ka dërguar disa video duke thënë: Shiko si është gjendja në familjen time dhe gruan time. Ai ka hezituar që të vijë tek Teqja ime në Kosovë dhe më ka bërë kërkesë të veçantë që t’i vizitoj në Shqipëri.

Unë kam shkuar atje vetëm një herë dhe kam punuar me lutjet e mia fetare të cilat çdo person i cili është në këtë rrugë i kupton dhe i njeh. Puna ime ka pasur të bëjë vetëm me gjendjen shpirtërore dhe emocionale të gruas së personit në fjalë dhe nuk kam parë ndonjë shenjë dhune apo edhe nuk më ka njoftuar gruaja e tij përmes bisedës se diçka e tillë ka ndodhur.

Mjeti i paraqitur në video është një pjesë e një procesi shpirtëror që përdoret për të pastruar shpirtin nga energjia negative dhe për të ofruar ngushëllim dhe qetësi për individët e prekur nga sihr (vuajtje shpirtërore). Ky proces është i rrënjosur thellë në besim dhe mirëqenie shpirtërore, duke synuar të ndihmojë ata që kanë nevojë të gjejnë paqe dhe shërim. Nuk shoqërohet me dhunë apo dëmtim në asnjë mënyrë”, thotë ai për Report Tv.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *