U martua me “nusen” 14 vjeçare, ky është 34 vjeçari nga Divjaka

Një 34-vjeçar nga fshati Kreykuq i Divjakës ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 14 vjeçe.Bëhet fjalë për Aranit Arapin, i martuar me 14-vjeçaren me të cilën bashkëjetuan prej 10 muajsh.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës, të cilët nuk kanë qenë dakord me martesën e tyre që prej fillimeve te romancës së 34-vjeçarit me të miturën.Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi prej 10 muajsh.

Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe shkoi në Kryekuq, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bëri dasmë.Në një intervistë për Klan News prindërit e të arrestuarit thanë se djali u kishte thënë se nusja ishte 17 vjeçe dhe jo 14.“Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha Agim Arapi, babi i të arrestuarit.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, por nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit, kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës.Prindërit e Aranit Arapit kërkojnë drejtësi për djalin e tyre, duke thënë se “ai nuk e mori me zor të miturën në shtëpi”.

“Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, shprehet ndër të tjera nëna e të arrestuarit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *