Vajza e Rita Petros tregon se si e kuptoi që mamaja kishte një lidhje dashurie me Latif Ajrullain 

Sofiana Filipi, vajza e  shkrimtares Rita Petro ka rrëfyer për herë të parë raportin që ka patur me njerkun e saj të ndierë.

E ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”, ajo ka thënë se me babain ka një raport shumë të veçantë dhe ai është shumë krenar për të, ndonëse e merr malli, pasi jetën e ndan mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Sa i përket ndarjes së të ëmës me të atin ajo nuk ka përjetuar drama. Babain e saj, Zef Filipi, ajo e ka pikë të dobët, por ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë edhe me partnerin e ndjerë të Ritës, Latif Ajrullai.

Sofiana ka rrëfyer historinë se si e kuptoi që mamaja e saj kishte një lidhje dashurie me Latif Ajrullain.

“Unë që në fillim e ndieja atë mirësinë. Se fëmijët janë shumë të sinqertë dhe kanë një intuitë shumë të fortë dhe e ndieja që po ndodhte diçka. Që kur e kam takuar xhaxh Latifin, siç i them, vazhdoj dhe gjithmonë do t’i them, e kam përqafuar. Domethënë ndieja diçka shumë të ngrohtë. Më pas luaja ndonjëherë fshehurazi me celularin e mamit dhe kapa një mesazh shumë rastësisht. Aty mu vërtetuan edhe i çik ato dyshimet e brendshme të fëmijës, që ishin një çift, nuk ishte pra thjesht…Kishte diçka mes tyre.Dhe fillimi, ishte ajo pjesa e ndryshimeve dhe gjëja që më ka ndihmuar shumë ishte pjesa që jam ulur me mamin, më ka folur, më ka treguar, më ka shpjeguar, nuk më ka lënë të fantazoj skenarin më të keq. Dhe vërtetë e ka mbajtur fjalën në sensin që, disi është ruajtur një balancë sa mund të ruhet një balancë në kohën kur po ngrihej edhe një biznes goxha i ri edhe një marrëdhënie e re, por ku edhe unë të isha e mbrojtur dhe e rrethuar me njerëz që më duan. Të jem e sigurt, të shkoj në shkollë, pra të mos ndryshojë asnjë… pavarësisht se ndryshoja shkollën, të mos ndryshojë rutina e shëndetshme e rritjes së një fëmije dhe unë jam… më është ruajtur fëmijëria mund të them dhe është një nga arritjet më të mëdha”, ka treguar Sofiana.

Vajza e Rita Petros tregon se si e kuptoi që mamaja kishte një lidhje
Vajza e Rita Petros tregon se si e kuptoi që mamaja kishte një lidhje

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *