‘Gangsterja’ Deizi Arapi sërish në telashe, konfliktohet me 22-vjeçarin, dëmtojnë makinat e njëri-tjetrit

Deizi Arapi, 28-vjeçarja e njohur për konflikte të vazhdueshme është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave.

Bëhet me dije nga burimet për media se ajo është konfliktuar me një 22-vjeçar dhe të dy më pas i kanë dëmtuar makinat njëri tjetrit.

Deizi Arapi është një emër i njohur për policinë për shkak të përfshirjes në shumë konflikte edhe më parë në qytetin e Devollit. Konflikte ka pasur edhe me një deputet të zonës, Bledion Nallbatin, ndaj të cilit ka hedhur akuza për djegien e automjetit ngjarje e ndodhur në shtator të 2022.

Gjithashtu Deizi Arapit i është djegur edhe herë të tjera makina nga konflikte që ka pasur me persona të ndryshëm. Duket se 28-vjeçarja nuk i ndahet konflikteve dhe këtë radhë është përfshirë në konflikt pikërisht me një 22-vjeçar të cilit i ka dëmtuar mjetin dhe anasjelltas. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me konflikte të mëparshme të saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *