Vajza nga Kenia u dhunua në Tiranë, gazetarja: “Ishte e lidhur me shoferin”

Një vajzë e re nga Kenia e quajtur Joy, është rrahur nga persona të pa njohur në Tiranë, ku ajo punonte.
Ngjarja ka më shumë se dy muaj që ka ndodhur por vetëm së fundmi është bërë publike, pasi policia nuk kishte njoftuar për ngjarjen.
Ka disa ditë tashmë që po kërkohet zbardhja e ngjarjes ndërsa nëna e vajzës ka ardhur në Shqipëri dhe kërkon ndihmë për ta dërguar diku tjetër vajzën ku ajo të operohet. Por mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala ka dhënë një dëshmi ku ka thënë se Xhoi ose Xhoisa i ka të pakta shanset që të rikthehet në gjendje normale.

“: Njoftimi ka dalë nga një gazetare britanike që jeton në Tiranë. Aty ka qenë dhe sinjalizimi i parë për ngjarjen. Është ndër ato raste kur polica, përveç se njoftimin e ka krejt të paqartë, Polcia ka fshehur ngjarjen. Joy ka mbërritur në Shqipëri muajin Shkurt e punësuar zyrtarisht me dokumente të rregullta. Rezulton e pajisur me leje qëndrimi deri në fund të Dhjetorit të këtij viti. Kompania kishte një kontratë të përkthyer në dy gjuhë, dhe në shqip edhe në anglisht. Ishte krupiere, në kazinonë në Tiranë ku ka punuar nuk kishte asnjë shtetas shqiptar.

Nga data 12 duke hyrë 13-ta, shoqja e saj Emili i është drejtuar Komisaritatit Numër 1, duke bërë një denoncim se kishte humbur kontaktet me mikeshën, ka pretenduar se nuk kishte asnjë kontakt.
Në dëshminë ajo thotë se ka kontaktuar një ndër punonjësit e kazinosë, që ishte shofer se kishte patur një marrëdhënie intime me Joyn dhe për këtë arsye i ka kërkuar djalit nëse ishte me të dhe është një nga të dyshuarit. Ai ka thënë se nuk është me të dhe kanë nisur hetimet.

Ajo është gjetur të nesërmen në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilën këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kaziono, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy. Kanë njoftuar policinë.Janë kërkuar pamjet e një Ambasade në Tiranë. Se hosteli ku ajo qëndronte, është pranë një ambasade. Rruga është një rrugë qorre dhe personi që e ka dhunuar ka pasur informacione. Dy telefonat e saj kanë qenë pa asnjë kontakt, të gjitha të fshira. Shoqja e saj ka thënë se dritaret kanë qenë të mbyllura, pra nuk ka pasur mundësi të hidhej.

Pranë trupit të vajzës është gjetur një shiringë dhe në dhomë është gjetur një shishe alkoli. Por nga personat që e njihnin, kanë thënë se ajo nuk konsumonte as drogë dhe as alkol. Xhoisa ka tre brinjë të thyera dhe trauma në kokë/tru. Ajo është në koma të pakthyeshme dhe unë mendoj se nuk mund të rikuperohet më.

Nuk është sqaruar roli i shoferit, që thotë se janë ndarë dhe nuk kishin më lidhje. Ndërkohë nga sms-të që ajo u ka dërguar shoqeve të saj, u ka thënë se ai ishte bërë posesiv, nuk donte të dilte, të mos fliste me njeri. Po ashtu, Xhoisa ka ndërruar disa hostele dhe kazino, për shkak të një konflikti me një shoqen e saj, po nga Kenia”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *