Vdekja e 18 vjeçarit në Korçë, mjekja: Ja çfarë mund të ketë konsumuar

Toksikologia, Suela Xhufi ka folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku një 18 vjeçar dyshohet se u hodh nga taraca e një objekti dhe humbi jetën.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Xhufi tha bashkë me alkoolin i riu mund të ketë konsumuar edhe drogë.

Ajo tha gjithashtu se disa lloje drogërash sintetike, të kombinuara edhe me alkool, japin një efekt të fortë haluçinant, saqë mund të të nxjerrin nga realiteti.

“Nëse do ishte drogë stimulante, si kokaina, do të ishte sikur ke pirë 2 herë kokainë. Pra kombinimi i alkoolit me kokainën, do të ishte përsëri një drogë e re. Te disa substance, alkooli mund ta rrisë efektin e vetë.

Pacienti mund të ketë marrë haluçinant, ndonjë cigare mariuhanë, ndonjë ketaminë, kërpudhë, etj, e cila mund ta ketë çuar vërtet jashtë realitetit dhe ai nuk e ka kuptuar veprimin që ka bërë. Pësojnë efekte të tilla haluçinante saqa ju duket se janë në jetë reale.

Sidomos në rastin e kokainës. Edhe marihuana në vetëvete, në kombinim me alkoolin, mund ta rrisë haluçinacionin. Por në rastin e ketaminës dhe të kërpudhave magjike, pacienti nuk e kupton fare realitetin”, tha Xhufi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *