Vuante nga kanceri në gji, humb jetën motra e Inis dhe Ingrid Gjonit

Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit, Ilda Gjoni, ka humbur jetën ditën e djeshme. Ilda gjithashtu është edhe nëna e aktores mjaft të njohur, Ana Lika.

Lajmin e trishtë fillimisht e ka publikuar në Instagram menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika.

“Ahh moj Ilda Gjoni mke keput shpirtin me ke merzit shum, po ti ke qen gjithmon pozitive e dashur e gjendur, njeri me zemer te madhe dhe nuk e mendoja kur qe njerzit e mire te dashur zoti i deshte prane vetes, nuk kam fjale te pershkruaj dhimbjen dhe merzin per ty Ilda nuk doja kure qe keto fjale ti shkruaj per ty sepse nuk ka fjale ti do ngelesh gjithmone ne zemrat tona dhe do ngelesh gjithmon shembulli si nje mami dhe nje teze perfekte do na mungosh Ilda qofsh e xhenetit Lamtumur nga kjo bote te duam shume do na mungosh”, shkruan ai.

Më pas ka reaguar edhe vetë aktorja Ana Lika, e cila po ashtu në postim në “Instagram”, ka publikuar lajmin e trishtë, teksa thotë se Zoti e mori në ditën më të shenjtë për ta shndërruar në një engjëll.

“Ma këpute shpirtin moj mami! Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash mjaftueshëm që të dua. Të mori zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh engjëlli jon. “Ne” përgjithmonë”, ka shkruar aktorja krahas një fotot familjare.

Mësohet se Gjoni vuante nga kanceri në gji.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *