Vdekja tragjike nga një tullumbace e 7-vjeçarit në Itali, që duhet të shërbejë si këmbanë alarmi

Një djalë shtatë vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është mbytur nga një tullumbace. Ai ishte në shtëpi me gjyshen e tij dhe po luante me një tullumbace. Pasi e ka kafshuar plasja ka bërë që disa pjesë t`i shkojnë në fyt duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Gjyshja e cila nuk mundi që të nxirrte copat e tullumbaces që ishin në fyt, lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilët u përpoqën ta ndihmonin duke i dhënë ndihmën e parë. Ai u shtrua në spital në gjendje kome, pasi mungesa e oksigjenit në tru i kishte dëmtuar funksionet jetësore dhe dy ditë më vonë mjekët e shpallën të vdekur. Prokuroria e Vicenzës, e vlerësoi vdekjen e fëmijës si një aksident fatal, pa përgjegjës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *