Video/ Dan Hutra del i qetë para gjykatës dhe kamerave, gazetarja: “Dyshohet se ka kryer krime të tjera”

Me një bluzë sportive “hoodie” me kapuç dhe duke parë kamerat që ndodhen brenda sallës së gjyqit, Dan Hutra, 40-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave ka dalë para gjykatës.

Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, teksa është shfaqur i qetë. Gazetarët në sallë e kanë pyetur nëse është penduar për vrasjet, por ai nuk ka folur.

Duke i parë gazetarët nuk ka thënë asnjë fjalë, as pendesë apo kërkim falje për viktimat.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se gjykata vendosi ta zhvillojë këtë seancë me dyer të mbyllura pasi Dan Hutra, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në disa ngjarje të tjera kriminale në kohën kur ishte i lirë, përveç vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave.

“Fakti që gjykata ka mbyllur dyert për median do të thotë që Dan Hutra dhe sipas informacioneve që kam, po hetohet për vepra të tjera të rënda penale që mund të ketë kryer teksa ishte i lirë se pasi përfundoi 16 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes së parë në maj 2021 u la i lirë e më pas u arrestua në qershor 2022, e dyshohet që gjatë kësaj periudhe ka kryer krime të rënda e për këtë arsye po hetohet e janë duke u kryer veprime hetimore.Se cilat janë këto ngjarje, prokuroria dhe policia janë duke i mbajtur në top sekret, por nga ana tjetër ka mjaft veprime hetimore në dosjen e prokurorisë e për këtë shkak u vendos që seanca të bëhet me dyer të mbyllura”.-tha Lala.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *