Vera Grabocka festoi 72 vjetorin dhe Timo Flloko e uroi me një poezi kaq emocionuese

Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë pa i cekur sepse mosha dhe forma e saj nuk kanë pikë lidhjeje me njëra tjetrën.

Dje ajo festoi ditëlindjen e 72-të dhe po të mos i hidhnim një sy të shpejtë kërkimeve në Google as që do e kishim besuar këtë gjë. Regjisorja e mirënjohur, e cila ka shkruar historinë e suksesit në televizion duke sjellë formate të suksesshme si: “Dance with me”, “X Factor”, ” Your face sounds familiar” etj, duket sikur ka bërë pakt me djallin për t’u dukur përjetësisht e re.

Në ditën e saj të shënuar, ajo ka marrë pafund urime. Megjithatë ai i të dashurit të zemrës, aktorit Timo Flloko, mbetet më i veçanti. Ai i ka dedikuar një poezi, të cilën Vera e ka ka publikuar vetë në profilin e saj shoqëruar me dy foto të tyre ndër vite.

Në vijim gjeni vargjet që Vera postoi në Instagram si edhe poezinë e plotë:

21 Mars, ekuinoks
Verës.

E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.

E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.

Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.

Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas.

Poezia e plotë:

“Ekuinoks ’83”

prekja e shqetësuar e duarve nën pardesy,
rrathët mavi nën sy,
fishkëllima e një treni në largësi,
çaste ikjeje,
me grimasa dhimbjesh
të padukshme në shpirt,
me dyshimin e përhershëm
të dashurisë,
premtimi i kthimit
dhe frika në fshehtësi.
Suspans si në një film
të hershëm,
bardhë e zi…!

E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.

E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.

Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.

Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *