Video/ Gruaja në Tiranë hedh qenin nga kati i 6-të, komshia: “O idiote, të filmova”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut, Tiranë, ku një grua ka hedhur qenin e saj nga kati i 6-të i pallatit.

Ka qenë komshia e gruas, identiteti i të cilës nuk dihet, e cila ka filmuar ngjarjen e rëndë kur ajo ka hedhur qenin e saj nga pallati.

Në pamjet e publikuara qytetarja dëgjohet teksa i drejtohet gruas e cila hodhi qenin se do të njoftojë policinë dhe se ngjarjen e ka të filmuar.

“Au, ou, idiote, o idiote mos o Zot mos. Çfarë bën moj idiote. Direkt policinë do marr, policinë do marr direkt në telefon sepse të kam me video kur e gjuan me shkop. Ke tre ditë që e gjuan me shkop”, dëgjoeht të thotë qytetarja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *