Video shokuese, spanjollët festojnë duke i vënë flakën brirëve të demit, dhjetëra “spektatorë” vështrojnë

Pamjet shokuese që tregojnë torturimin e një demi në Spanjë janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale, duke shokuar opinionin publik.

Videoja që është ripublikuar nga mediat ndërkombëtare dhe ka shkaktuar bujë, tregon demin e lidhur me litar, në një rrugë të Valencias. Sipas Daily Mail, ky është një “zakon” i quajtur “toro embolado” dhe ndodh në Valencia dhe në Katalonjën jugore.

Në këtë “aktivitet festiv” (siç e quajnë disa vendas) pishtarët lidhen në brirët e kafshës, e cila më pas lëshohet në rrugë me pjesëmarrësit që përpiqen ta shmangin atë.

Në video, demi i tmerruar mund të shihet duke tundur kokën lart e poshtë, duke u përpjekur të shuajë zjarrin nga brirët e tij, përpara se të përplaset me një pemë. Vendasit më pas vazhdojnë të tërheqin krijesën e pafat nëpër rrugë, ndërsa dhjetëra shikues vështrojnë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *