Feja në Censin e Popullsisë, Myftiu Cikalleshi i shqetësuar për formulimin e pyetjeve: A jeni besimtar? A shkoni 5 herë në xhami? Kujdes në përgjigje

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi është shprehur i shqetësuar në raport me intervistimin që pritet t’u bëhet qytetarëve duke nsiur nga dita e sotme, për 6 javë radhazi, në kuadër të zhvillimit të Censit të Popullsisë dhe banesave.

Një prej pyetjeve më sensitive, e lënë edhe me vullnet të lirë ëshë ajo sa i takon përkatësisë fetare. Megjithatë, Cikalleshi ndan shqetësimin për mënyrën e formulimit të pyetjeve më shumë se sa dëshirën e qytetarëve për ta pranuar ose jo.

Ai thotë se ndërsa qytetarët pyeten nëse janë besimtarë, në çfarë kuptimi ngrihet kjo pyetje, kur më pas pyetet sërish nëse shkon 5 herë në xhami. Pyetje të tilla sipas tij mund të krijojnë paqartësi tek qytetarët.

“Ne si komunitet musliman kemi nxjerë deklarata, nuk kemi ndonjë shqetësim për rast manipulimi apo dicka tjetër por më shumë kemi dashur të sensibilizojmë besimtarët tanë për shkak se herë pas here nga censusi i vitit 2011 kam pasur disa shqetësime nga besimtarët në lidhje me mënyrën se si u janë formuluar pyetjet.

Psh.ka njerëz që janë besimtarë por nuk mund të vinë 5 herë në xhami, të falen, ka dhe prej atyre që falen të 5 kohët por nuk vinë 5 herë në xhami.

Kur i kanë pyetur jeni besimtarë? Në cfarë kuptimi a jemi besimtarë?

Ju kanë thënë po ja që a shkoni 5 herë në ditë në xhami… Jo nk shkojmë 5 herë në ditë

Dhe normalisht, përgjigjja vjen ‘jo’ nuk jam besimtar, praktikant aq sa duhet.

Prandaj mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për njerëzit, jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare ose termat që përdoren tek pyetjet.

Detyra jonë është t’i sensibilizojmë për mënyrën se si do të përgjigjen dhe të kenë kujdes që atë përgjigje që japin ta shikojnë nëse është ajo e cila është shënuar apo jo.

Reagimi jonë është në vazhdën e përcjelljes së shqetësimeve që kemi pasur nga hera e kaluar.

Çdokush e deklaron vetë besimin e tij, ne thjeshtë duam që atë që ata kanë në botën e tyre të brëndëshme ta pasqyrojnë edhe te pëegjigjia që do kenë tek pyetjet e censit”, tha myftiu.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *