Video/ Si e festonin shqiptarët ditëlindjen në 1993, kur nuk ishin mësuar me torta dhe qirinj

Një video e publikuar në rrjet na kthen pas në vitin 1993 në një festë ditëlindjeje ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në ditët e sotme.

Nëse sot torta është kthyer në simbolin e ditëlindjes, në 1993 në pamjet e publikuara të rinjtë e kanë herën e parë që shohin një tortë me qirinj. Ata shihen duke festuar në shtëpinë e djalit që ka ditëlindjen dhe pasi fryn qirinjtë, festa vazhdon në ballkonin e banesës, ku të rinjtë shihen duke kërcyer.

Nuk ka një DJ apo një këngëtar të ftuar, por këngë rep dhe rrok në sfond të vendosura në kasetë apo CD, të cilat në atë periudhë vetëm para dy vitesh i kishin kaluar kufinjtë për t’u dëgjuar edhe në Shqipëri.

@rtvklanofficial “Është hera e parë që ne shohim tortë me qirinj” si festohej ditëlindja në 1993 Videon e plotë nga @opinion.al e gjeni në YouTube RTV KLAN #tvklan #opinion #virale #fyp ♬ original sound – RTV KLAN

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *