Vrasja në Shkozë/ Prindërit e Migenës marrin 2 fëmijët, i shoqi: Dua shtëpi

Fëmijët e Migena Sinanit, e cila u vra me armë zjarri nga kunati, do të jenë në përkujdesjen e dajës dhe gjyshërve në fshatin Daias, në Lundër.•Bashkëshorti i saj, Erjon Sinani ka apeluar për një shtëpi që të jetojë bashkë me fëmijët e tij. •Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkozë, ku vëllai i vrau gruan, Migena Sinani dhe më pas u vetëflijua, Erjoni thotë se i kanë mbetur vetëm fëmijët. •Ai tha sot për mediat se lajmin tronditës e mësoi nga prindërit, të cilët i dërguan një mesazhi, pasi telefoni nuk i punonte për shkak të mungesës së valëve. •Erjoni tregoi se kur ka shkuar në banesë ka parë gjak kudo dhe zonën e rrethuar nga policia. •Vrasja ndodhi më 8 Prill, në orën 04:00 të mëngjesit. •Migena Sinani u vra teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. •Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra.

Ndërsa në një intervistë me një fqinje të Migenës, ajo e quan atë një nuse dhe një grua tepër e mirë që çdokush do donte ta kishte.

Fqinja: Ishte një femër që çdokush do donte ta kishe, dëshirë ta kishte në familje, në shtëpi, ta kishte afër ose ta kishte shoqe. Por këta janë të sëmurë, i ati është nga diabeti, ka kaluar traumë, nuk e di dhe e ëma duke pasur kushte të vështira. Kurse i shoqi i viktimës, një njeri shumë i mirë, një njeri familjar, një njeri shumë punëtor dhe shumë i drejtë.

Gazetarja: Po agresorin si e njihni?

Fqinja: Ky që bëri krimin, shumë i mirë ka qenë, por ky ka qenë i sëmurë. Kohët e fundit ai nuk ka pirë ilaçe edhe ne po pësojmë traumë. Ai ka qenë në punë, këto 2-3 ditë nuk e di se sa kohë ka pa punë, dhe kushtet që janë të vështira, rrogat janë të vogla edhe ai ka pësuar traumë. Nuk e di se si ka ardhur, por këto jetonin bashkë. Nuk ka pirë ilaçet dhe ai ka kaluar në fazë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *