“Ka edhe ndonjë shkëndijë malli”, Egli Tako flet pas ndarjes nga Olsi Bylyku

Këngetarja Egli Tako ka folur për herë të parë në lidhje me ndarjen me Olsi Bylykun.  Ajo është shprehur se ka kaluar ditë të vështira, por tashmë ka thënë se ndihet shumë mirë.

Egli ka theksuar teksa ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell, se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.

“Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë”,  ka thënë Egli.

E pyetur nëse e ka marrë malli për ish-partnerin ajo u përgjigj duke thënë se ka momente që ndjen mall, pasi ata të dy kishin një lidhje të gjatë e të konsoliduar dhe natyrisht që ndjesi të tilla s’mund të shmangen.

“Nuk di çfarë përgjigje të të jap në këtë aspekt. Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- është shprehur ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *