Vrau pronarin e shtëpisë ku jetonte me qira në Shkodër, 22 vite burg për 35 vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 22 vite burg 35-vjeçarin Lekë Vuksani, i cili akuzohet si autor i vrasjes së Petrit Vuksanit. Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 35-vjeçarin në krimin e ndodhur në lagjen “Skanderbeg” në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj të vitit të kaluar, ku gjithçka erdhi nga pagesa e qerasë së një banese. Petrit Vuksani, 52 vjeç, i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij autorit kundrejt një pagesë mujore, ndërsa para së ndodhte ngjarja kishte rreth një muaj që ishe kthyer nga Anglia.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi 35 vjeçarit Lekë Vuksani që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri. Autori i vrasjes nuk ka rënë dakord dhe situata ka agravuar deri në vrasjen e 52-vjeçarit Petrit Vuksani. Pasi e qëlloi për vdekje në banesën e tij, Lekë Vuksani u arratis, për t’u arrestuar 21 orë më pas.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *