Vritet 41-vjeçari në Vlorë, ishte duke udhëtuar me motor kur u qëllua…

Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në lagjen “28 Nëntori”, përballë Kishës Ortodokse.

Viktima është 41-vjeçari i quajtur Leartiad Leka.

Sipas burimeve, atentatori e ka ndjekur disa minuta, pasi viktima ka qenë duke udhëtuar me motor.

Ndërkohë, policia ka gjetur një makinë të djegur te hangarët e ish-fushës së aviacionit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *