Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, teksa vëllai ka plagosur vëllain në Pogradec.
Bëhet me dije nga burimet për media se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec brenda në banesë.
Siç mësohet ndër të tjera autori ka qenë vetëm 23 vjeç dhe quhet Sami Shuli, ndërsa i plagosuri është 25 vjeç.
Informacion paraprak
Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.