Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në zonën e Don Boskos.
Mësohet se viktimë ka mbetur një grua, e cila ishte banakiere ne një lokal, ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë.
Po ashtu bëhet e ditur se gruaja është qëlluar aksidentalisht nga autorët.
Forca te shumta policia kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punojne per zbardhjen e rrethanave.
Pas të shtënave me armë zjarri në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë,në spitalin e Traumës kanë mbërritur 5 persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Mes të plagosurve është edhe një fëmijë që e ka plumbin në këmbë.