Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëndëll të Sarandë, ku ka humbur jetën një fëmijë 3-vjeçar.
Bëhet me dije se fëmija është është pickuar nga një bletë, ashtu i friksuar 3-vjeçari ka vrapuar dhe ka rënë në një kanal me ujë. Pak minuta më vonë fëmija është vënë re në kanal nga i afërmi, i cili e ka nxjerrë dhe e ka dërguar me urgjencë në spital.
Edhe pse mori ndihëm e shpejtë fëmija nuk ia ka dalë të mbijetojë.