Po lyente një pallat, bie nga lartësia shqiptari në Greqi, djali i tij gjen trupin e pajetë

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi ka rënë nga lartësia duke punuar për lyerjen e një pallati. Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, teksa 49-vjeçari punonte në një nga kantieret në zonën Argyrain të Mykonos.

Shqiptari ishte përgjegjës për lyerjen në murin e jashtëm të pallatit dhe për arsye të papërcaktuara u shemb mbi materiale ndërtimi duke sjellë vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij i pajetë u gjet pak më vonë nga djali i tij, i cili po punonte me të dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes pak minuta para ngjarjes për të çuar disa mjete në makinë.

Siç raporton protothema.gr, punimet siç rezultoi nga hetimet paraprake, janë kryer pa leje ndërtimi, ndërsa punëtori shqiptar nuk dispononte dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi. Nga të dhënat e deritanishme nuk është mundur të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes. Punëdhënësi i viktimës kërkohet nga policia pasi akuzohet për ‘vrasje me paramendim”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *