Një 55-vjeçar ka humbur jetën në një motel në Maliq.
Burime për mediat bëjnë me dije se 56-vjeçari i identifikuar si Bexhet Tresa, ka humbur jetën nga asfiksia.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet që viktima të jetë asfiksuar, pasi në dhomën e motelit mendohet se ka pasur rrjedhje gazi.
56-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, por për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte, e për pasojë ndërroi jetë.
Gjithashtu mësohet se në të njëjtën dhomë ndodhej edhe një 49-vjeçare me iniciale E.N , e cila është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për rrethanta e ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.
Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.