A duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët e shtëpisë? Armina: As mami im s’ka pse vjen

Çiftet moderne nuk duan praninë e prindërve të asnjërës palë në shtëpi. Madje as për ndihmë. Kështu moderatorja e njohur, Armina Mevlani, lexoi një mesazh të dërguar nga një ndjekëse e emisionit “Goca dhe Gra”, e cila u shpreh se e vetmja e keqe e partnerit të saj ishte se ishte “djalë mamaje”.

Blogerja ishte shumë spontane me reagimin e saj, duke i sugjeruar madje asaj që të largohej nga çunat e mamit.Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët.

Në këtë moment në njërën anë ishte Fatma, e cila u shpreh se këtu nuk ka asgjë të keqe dhe në anën tjetër Mevlani e cila e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *