Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën 35 vjeçari, plagosen 5 të tjerë

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital një nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur rreth orës 17:20 në fshatin Belorta të Korçës.Ka ndërruar jetë 35-vjeçari Elvis Mizaku nga fshati Terove.

Fillimisht policia njoftoi se 35-vjeçari mbeti i bllokuar në automjet, por pas disa minutash u bë e mundur nxjerrja dhe dërgimi në spital. Fatkeqësisht Elvis Mizaku ka ndërruar jetë rrugës për spital.Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Një automjet i tipit “Hyundai” është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” ku për shkak të përplasjes së fortë makinat janë thuajse janë shkatërruar plotësisht. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 5 persona të tjerë të cilët janë dërguar në spiatal për trajtim mjekësor.

Njoftimi i mëparshëm i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *