Eduart Grishaj mbrëmjen e djeshme ka vënë pikat mbi “i”. Prej ditësh të gjithë po aludonim se kjo finalja e Big Brother Vip do të jetë magjike, por ka qenë regjisori ai i cili konfirmoi se do të jetë një natë e cila do të mbërthejë shqiptarët pas ekranit.
Krahas shikueshmërisë rekord, në këtë secon të Big-ut ka ecur frikshëm edhe marketingu. Çdo situatë është shfrytëzuar më së miri dhe shqiptarët kanë treguar “bujarinë” e tyre duke mos kursyer asnjë qindarkë, e si duket e njëjta gjë do ndodhë edhe për në finale pasi shumë prej biletave ndonëse mjaft “të kripura” janë rezervuar.
Eduarti ka treguar se çmimi i biletës për të parë nga afër finalen e madhe do të arrijë deri në 1mijë euro dhe sipas tij ai që ka biletën është fatlum.
“Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende për ata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë “all inclusive”, ka për të pirë dhe për të ngrënë”, tregoi ai.
Gjithashtu u ndal edhe te thashethemet që po qarkullojnë nëpër koridore se veshja të cilën do të veshë e “zonja e shtëpisë” , Arbana Osmani, natën e finales do të kushtojë 37 mijë euro, mirëpo sipas Eduartit kjo nuk është e vërtetë.
“Jo, nëse është 37 mijë euro, do i pres një copë pasi të mbarojë spektakli dhe do e shes. Të kap gjysmën e vlerës të paktën”, tha ai.
Ndërkohë, Eduarti mohoi kategorikisht pretendimet se Dori është takuar me Oltën në dhomën e rrëfimit. Duke shtuar se është takuar personalisht me atë kur solli djalin për surprizën e aktores dhe ai është një djalë i jashtëzakonshëm.