Olsi flet për Eglin: Nuk e di a isha i dashuruar apo ishte thjesht pëlqim, isha shumë i dhënë por…

Lidhja e aktorit të humorit dhe këngëtarit, Olsi Bylyku me Eglin ka qenë në qendër të mediave rozë. Çifti konfirmoi lidhjen e tyre në vitin 2019, ku treguan aso kohe se kanë një marrëdhënie të konsoliduar.

E teksa të gjithë prisnim dasmën e tyre ata dolën vitin e kaluar dhe bënë me dije se i kishin dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare.

Ndërkohë, së fundmi një tjetër deklaratë e papritur ka ardhur nga Olsi.  Prej dy javësh këngëtari është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip 3 dhe ditën e sotme “Vëllai i madh” i ka kërkuar që të flasë më tepër për veten.

Gjatë një bisede me disa prej banorëve të tjerë të shtëpisë Olsi tha se tani që gjithçka ka marrë fund me ish-partneren, për të cilën theksoi se gëzon një respekt të madh, e pyet veten se a ka qenë apo jo i dashuruar me të.

“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje i kam thënë jam nxituar por unë doja të njihja edhe veten. Unë isha me atë idenë që ajo është partnerja ime e , qoftë për mua qoftë dhe për ish-partneren time që gëzoj shumë respekt. Ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten para se të merrnim vendim, ndoshta nag dëshira, pëlqimi, momenti. Unë sot e them a kam qënë i dashuruar apo jo? Ndoshta deri diku ka qenë pëlqim afeksion i fortë që unë dua të jem me atë, por që unë kam dashur të jem me këtë, por jo ajo dashuri. Në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë se sa duhet, jo në kuptimin që sa vinte dhe koha po më kalonte për çdo gjë tjetër duke u munduar që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *