Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në juglindje të vendit.
Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, në Korçë, teksa magnituda e lëkundjeve ka qenë fillimisht 3.1 dhe më pas 2.4.
Tërmeti i pare ka qenë me thellësi 3 km, ndërsa i dyti me thellësi 8.6 km. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.